Shkurt.ch
Shërbimi i detyruar ushtarak për gratë, shtyhet për më vonë
Me rritjen e kërkesave që i imponon koha, paraqitet mungesë e personelit të kualifikuar, kështu që për të siguruar bazë më të gjerë të personelit, nevojitet angazhimi edhe i gjinisë femërore
Këshilli Federal i Zvicrës nuk e përjashton në parim shërbimin e detyruar ushtarak për gratë. Por, njëherë për njëherë ai nuk synon të ndryshojë asgjë në sistemin ekzistues.
Departamenti i Mbrojtjes do të hulumtojë deri në vitin 2020 se në cilat pika konstatohet mungesë e personelit, thuhet në komunikatën e lëshuar nga departamenti (ministria) në fjalë, shkruan srf.ch. Ndërsa propozimin që e ka dhënë grupi studimor i emëruar nga Këshilli Federal, për vendosjen e shërbimit të detyruar edhe për gratë ashtu si për burrat, qeveria e vendit e konsideron si të vlefshme për orientim.
Sipas grupit studimor, me rritjen e kërkesave që i imponon koha, shprehet mungesë e personelit të kualifikuar, kështu që për të siguruar bazë më të gjerë të personelit, nevojitet angazhimi edhe i gjinisë femërore.
Propozimi është mbështetur në modelin që e praktikon Norvegjia në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch. Sipas këtij modeli, parimisht do të ishin të detyruar të shërbenin në ushtri, si burrat ashtu dhe gratë. Por ushtria do t`i angazhonte pastaj në forcat ushtarake ose në mbrojtje civile ata ose ato që i nevojiten.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










