Shkurt.ch
Shërbimet e huaja të zbulimit duhet të hetohen
Nëse Prokuroria Federale konstaton se aktivitetet për rekrutimin e spiunëve në Gjenevë përbëjnë shkelje të ligjit të vendit", qeveria duhet ta lejojë prokurorinë që të nisë hetimet
“Ne e tërheqim vërejtjen prej kohësh për faktin se veprimtaria e shërbimeve të huaja të zbulimit është shtuar”, ka thënë presidenti i Zvcrës, njëherësh ministër i mbrojtjes Ueli Maurer në një intervistë për gazetën “NZZ am Sontag”. Me këtë rast ai i është referuar aferës së njohur të spiunazhit “Snowden”.
Por Maurer ka theksuar se mundësia që ngjarja të jetë zhvilluar ashtu siç e ka pasqyruar zbuluesi Edward Snowden është pak e besueshme.
Snowden, siç dihet, ka deklaruar se agjentët e CIA-s në Gjenevë e kanë dehur një bankier dhe e kanë bindur atë që të përdorë veturën e tij në atë gjendje, me ç `rast ai është arrestuar nga policia. Agjentët e CIA- s pastaj e kishin ndihmuar atë, gjë që ka rezultuar me rekrutimin e bankierit nga CIA.
Në intervistën për “NZZ am Sonntag” Maurer ka thënë se “në rast se Prokuroria Federale konstaton se aktivitetet për rekrutimin e spiunëve në Gjenevë përbëjnë shkelje të ligjit të vendit”, ai është për atë që qeveria ta lejojë prokurorinë që të nisë hetimet. “Pëlqimi nga qeveria për mendimin tim është çështje fare formale”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, ndryshe nga kërkesat që vijnë nga qarqet e SVP-së për t`i dhënë azil Snowden-it, Maurer është kundër një gjeje të tillë. “Ideja nuk është e menduar mirë. Ai njeri ka shkelur ligjin e vendit të tij dhe ne nuk duhet ta mbështesim këtë (shkelje) duke i dhënë atij azil. “Edhe ne po kërkojmë për shembull që vjedhësit e të dhënave dhe shitësit e cd-ve (me të dhëna bankare) të dënohen. Dhe do te ishte një autogol për ne nëse do të shpërblenim me azil një veprim të tillë. Veç kësaj SHBA është një shtet i të drejtës, ka thënë Maurer.
Megjithatë, sjellja e SHBA-së nuk përkon me atë që praktikohet në mes të dy shteteve miqësore.”Ajo çfarë amerikanët po bëjnë me afatet dhe kërcënimet e tyre është tashmë akt shumë jomiqësor” ka thënë maurer për “NZZ am Sonntag”.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













