E-Diaspora
Shërbim i ri i kompanive ajrore, për ata që nuk duan të ulen afër foshnjave
Këtë kjo kompani e ka bërë, pasi që shpesh udhëtarët janë ankuar për zhurmën që e kanë bërë foshnjat duke qarë
Kompani ajrore japoneze “Japan Airlines” ka vendosur të tregojë për vendet e zëna nga foshnjat në aeroplan.
Këtë kjo kompani e ka bërë, pasi që shpesh udhëtarët janë ankuar për zhurmën që e kanë bërë foshnjat duke qarë vazhdimisht gjatë fluturimit.
“Pasagjerët që udhëtojnë me fëmijë mund t’i zgjedhin vendet e tyre në faqen e internetit JAL, ku do të shohin një ikonë të fëmijëve në vendet e rezervuara në ekranin e zgjedhjes së ulëseve. Në këtë mënyrë, pasagjerët e tjerë mësojnë se mund të ketë një fëmijë ulur atje”, shkruan kompania japoneze.
Kështu “Japan Airlines” shënon vendet e përdorura për foshnjat ose fëmijët e vegjël deri në dy vjet.
Nëse nuk doni të uleni pranë, përpara ose drejtpërdrejt pas një fëmije të lezetshëm, mund të zgjidhni një vend në plan që është larg nga ulëset e fëmijëve.
Megjithatë vendi i rezervimit të biletës do ta shfaqet vendet e foshnjës vetëm nëse bileta e fluturimit rezervohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të linjës ajrore, njofton kompania japoneze, shkruan Albifno.ch.
Por, sipas kompanisë, nëse bileta rezervohet përmes një pale të tretë, vendet e foshnjës mbeten anonime dhe ekrani “Baby Icon” nuk është më i garantuar.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















