Lajme
Shënohet viktima e dytë në Itali, rritet numri i të prekurve
Është bërë e ditur se në Itali janë shënuar dy viktimat e parë nga virusi kinez. Viktimat janë një 78-vjeçar, i cili po trajtohej në spitalin e Padova-s nga patologji të mëhershme dhe që ishte infektuar rreth 15 ditë më parë, dhe një grua që banon në Lombardi, ndërsa që nga dje numri i të prekurve autoktonë, d.m.th. që nuk kanë udhëtuar së fundmi në Kinë është rritur në 20, 16 në Lombardi, 1 në Veneto dhe 3 në Lazio, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ‘transportuesi’ apo bartësi fillestar i virusit ende nuk është identifikuar, por dyshohet se ai është një mik i 38-vjeçarit, i cili prej një viti kishte jetuar në Kinë dhe kur ishte kthyer ishte testuar negativ në testin e koronavirusit.
Në disa komuna ku janë shfaqur rastet e të prekurve janë mbyllur shkollat dhe kopshtet si dhe janë pezulluar ngjarjet publike dhe aktivitetet tregtare si dhe mjaft biznese kanë ndërprerë punën.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile tha se nuk duhet shkaktuar panik dhe se qeveria ka marrë të gjitha masat në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.
Infeksioni nga 38-vjeçari është përhapur në të paktën 14 persona të tjerë, te gruaja e tij, 5 mjekë dhe punonjës shëndetësorë dhe 3 pacientë të spitalit, ku ishte shtruar i infektuari dhe te disa të tjerë.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














