Shkurt.ch
Shënohet 150 vjetori i Kryqit të Kuq Zviceran
Në sheshin federal gjatë manifestimit po qëndronte një ekspozitë mobile, e cila, e vendosur në një automjet, do të jetë gjatë tërë vitit në lëvizje në gjithë Zvicrën
Kryqi i Kuq i Zvicrës (SRK) do të shënojë këtë vit 150 vjetorin e themelimit të tij. Në këtë kontekst, të shtunën kanë filluar në Bernë manifestimet për nder të jubileut. Kështu, dje në sheshin e federatës (Bundesplatz) të Bernës , 3000 vullnetarë, nëpunës dhe mysafirë të tjerë kanë formuar një kryq të kuq në sfond të bardhë (simboli i organizatës së Kryqit të Kuq) dhe anasjelltas një kryq të bardhë në sfondin e kuq, që është pamja e Flamurit të Zvicrës.
Duke marrë fjalën në këtë solemnitet, kryetarja e SRK-së, Annemarie Huber-Hotz veç tjerash ka theksuar se viti jubilar “është një vit i humanitetit sepse pa humanitet nuk ka as jetë që e meriton të quhet e tillë”.
Në vitin e vet jubilar, Kryqi i Kuq i Zvicrës synon të kultivojë më tepër kontaktet me partnerët dhe autoritetet.
Në sheshin federal gjatë manifestimit po qëndronte një ekspozitë mobile, e cila, e vendosur në një automjet, do të jetë gjatë tërë vitit në lëvizje në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










