Lajme
Shënohen temperatura rekorde, më nxehtë se koha paraindustriale
Synimi që ndryshimet klimatike të mos lejohen të shkaktojnë ndryshime të temperaturës mbi 1.5 grad Celsius në krahasim me kohën paraindustriale është duke u bërë i paarritshëm, thonë ekspertë të ambientit. Ata shprehen të shqetësuar që shtetet nuk kanë arritur të vendosin caqe ambicioze për klimën, pavarësisht se janë shënuar temperatura rekorde në tokë dhe det.
Teksa përfaqësues të shumë vendeve u mblodhën në Bon të Gjermanisë për t’u përgatitur për negociatat vjetore për klimën, që do të mbahen në nëntor, temperaturat mesatare globale të ajrit ishin, për disa ditë rresht, mbi 1.5 gradë Celsius më të larta se temperaturat e kohës paraindustriale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) i financuar nga Bashkimi Evropian, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Megjithëse temperaturat mesatare kishin kaluar përkohësisht pragun prej 1.5 gradëve Celsius edhe në të kaluarën, kjo është hera e parë që ky ndryshim është regjistruar gjatë periudhës së verës në hemisferës veriore të Tokës. Temperaturat në dete gjithashtu thyen rekordet e prillit dhe majit.
Liderët e shteteve kishin rënë dakord në Paris në vitin 2015 që të përpiqen t’i mbajnë rritjet mesatare afatgjata të temperaturës brenda 1.5 gradë Celsius, por tani ka një mundësi prej 66 për qind që mesatarja vjetore të kalojë këtë prag, sipas parashikimeve të Organizatës Botërore Meteorologjike në maj.
Temperaturat mesatare globale të sipërfaqes së detit arritën në 21 gradë Celsius në fund të marsit dhe kanë mbetur në nivele rekorde gjatë gjithë prillit dhe majit. Agjencia e motit në Australi paralajmëroi se temperaturat e deteve të Paqësorit dhe Oqeanit Indian mund të jenë 3 gradë Celsius më të ngrohta se zakonisht deri në tetor.
Ngrohja globale është faktori kryesor, tha Piers Forster, profesor i fizikës klimatike në Universitetin e Leeds, por El Nino, rënia e pluhurit të Saharës mbi oqean dhe përdorimi i karburanteve të transportit me squfur të ulët kanë ndikuar gjithashtu.
“Pra, në përgjithësi, oqeanet po sulmohen nga një goditje e katërfishtë”, tha ai.
“Është një paralajmërim për gjërat që na presin”.
Detet më të ngrohta mund të nënkuptojnë më pak erë dhe shi, duke krijuar një rreth vicioz që çon në edhe më shumë nxehtësi, tha Annalisa Bracco, një klimatologe në Institutin e Teknologjisë në Gjeorgji./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











