Shqipëria
Shënohen ditët e Diasporës me disa aktivitete në Shqipëri
Në kuadër të Ditëve të Diasporës, si dhe për të kremtuar Ditën Kombëtare të Diasporës Shqiptare, 18 dhjetor, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u realizuan disa aktivitete të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Këshilli Koordinues i Diasporës, të cilat kishin në fokus nderimin dhe vlerësimin e rolit të jashtëzakonshëm të diasporës në kultivimin e identitetit kombëtar.
Sipas një postimi të bërë në rrjete sociale janë mbajtur disa aktivitete për të shënuar këtë ditë, shkruan Albinfo
Aktivitetet e organizuara të këtyre ditëve përfshinë:
1️⃣ Ekspozita e veshjeve tradicionale shqiptare – Një pasqyrë e pasurisë kulturore që shqiptarët e ruajnë dhe e trashëgojnë me krenari. Nga punimet artizanale deri te simbolikat kulturore, kjo ekspozitë shërbeu si një homazh për traditat tona dhe si një urë lidhëse mes brezave.
2️⃣ Takime të nivelit të lartë – Anëtarët e diasporës patën mundësinë të diskutojnë dhe ndajnë vizionet e tyre me personalitete të larta shtetërore, përfshirë Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, Kryetaren e Kuvendit, Sh.T.Z. Elisa Spiropali, Ministrin për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla, dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi.
3️⃣ Koncerti Gala “Arti në Diasporë” – Një tribut për legjendën e muzikës shqiptare, Tefta Tashko Koço, erdhi nëpërmjet artistëve të talentuar nga Shqipëria, trevat dhe diaspora.
Interpretimet virtuoze të Almira Emirit, Adelina Palojës, Feride Istogut, të shoqëruara me prezantimet e spikatura të Balina Bodinakut, si dhe vallet e kërcyera nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, përveç atmosferës emocionuese, përcollën mesazhin mbi rolin dhe kontributin që çdo shqiptar mund të japë për atdheun e tij.
4️⃣ 19 dhjetor 2024- Takimi i katërt vjetor i Këshillit Koordinues të Diasporës, në të cilin morën pjesë Kryeministri, Sh.T.Z. Edi Rama, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sh.T.Z. Igli Hasani, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, Ministri i Brendshëm z. Ervin Hoxha, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Ogerta Manastirliu, Ministri i Financave z. Petrit Malaj, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin z. Taulant Balla, Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit znj. Lira Pipa, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, znj. Liza Gashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi, Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Skënder Gjinushi, Kryetari i Nënkomisionit Parlamentar për Diasporën dhe Migracionin z. Lavdrim Krrashi, drejtues të institucioneve që kanë si pjesë kryesore të punës së tyre marrëdhëniet me diasporën, drejtuesit e RTSH, Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Dhomës së Biznesit të Diasporës.
Shqipëria e konsideron diasporën si partner dhe aset. Mbledhjet vjetore të KKD-së shërbejnë si ura lidhëse dhe bashkëpunimi më të afërt mes institucioneve shqiptare dhe komuniteteve në Diasporë, për t’u njohur me problematikat e tyre dhe për t’u ofruar mbështetje.
Në këtë mbledhje të 4-t vjetore u diskutua për ecurinë e deritanishme të punës së KKD-së, bashkëveprimi mes institucioneve si Agjencia Kombëtare e Diasporës, Qendra e Botimeve të Diasporës, Qendra për Studime dhe Publikime për Arbëreshët, Instituti i Statistikave.
U diskutuan mënyrat konkrete për të ndërvepruar e forcuar lidhjet me diasporën si shtyllë e zhvillimit ekonomik e promovimit të vlerave tona në botë, fuqizimin e institucioneve që pjesë të punës së tyre kanë marrëdhëniet me diasporën, thuhet tutje.
U diskutua rreth projekteve që synojnë ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar, puna dhe hapat që duhet të ndiqen për realizimin e votimit të Diasporës në zgjedhjet e vitit 2025, mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, arritjet e 2024 dhe planet për vitin e ardhshëm 2025, që do të jetë integrimi i diasporës, zgjerimi i mundësive për investime dhe forcimi i një rrjeti global shqiptar që mbështet zhvillimin kombëtar dhe promovon vlerat tona në botë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











