Lajme
Shefja e BAG, Lévy: “Unë nuk kam mirëkuptim për ata që nuk vaksinohen”
Lévy nuk ka mirëkuptim për të pavaksinuarit. Pavarësisht kësaj, ajo e bën të qartë se vaksinimi është “një vendim privat” dhe se kështu duhet të mbetet
Varianti i ri i Corona Omikron është një shqetësim i madh për Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG). Tani është e rëndësishme që të thyhet vala e virusit të variantit delta sa më shpejt të jetë e mundur, thotë drejtoresha e BAG, Anne Lévy në një intervistë për “Sonntagsblick”.
Varianti Omikron, më së voni deri në fillim të vitit që vjen, mund të bëhet dominues. Prandaj ka nevojë për hapësirë në spitale, transmeton albinfo.ch. Zvicra duhet të jetë gati për valën Omikron.
Për këtë arsye, Lévy mirëpret një rregullore mbarëkombëtare 2G, pasi Këshilli Federal ua ka dërguar atë për konsultim kantoneve, të premten.
Për shkak të numrit në rritje të rasteve, Zvicra nuk mund t’i shmanget kësaj mase, ka shtuar ajo. Rregulli 2G u ofron njerëzve të vaksinuar dhe të shëruar pak siguri.
Lévy nuk ka mirëkuptim për të pavaksinuarit. Pavarësisht kësaj, ajo e bën të qartë se vaksinimi është “një vendim privat” dhe se kështu duhet të mbetet.
“Unë nuk mendoj se mund të bëjmë që shumë kundërshtarë të vaksinimit të rimendojnë vendimin e tyre nëse vaksinimin do ta bënim të detyrueshëm” thekson Lévy.
“Shteti nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranojë vendimin e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










