Kosova
Shefi i BE-së në Kosovë kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt
Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka njoftuar se është takuar sot me Ministrin për Administrim të Pushtit Lokal, Elbert Krasniqin, për të folur rreth zgjedhjeve në veri.
Szunyog thotë se zgjedhje të reja duhet të mbahen sa më shpejt në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ai thotë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe duhet të sigurohet pjesëmarrja e plotë e serbëve lokalë.
“Diskutuam për zgjedhjet e parakoshme në veri të Kosovës me Ministrin Elbert Kransiqi. U përsërit se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt që munden, në katër komunat, në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter./Albinfo.ch/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri









