Lajme
SHBA: Zbulimi rus përhap dezinformime për vaksinat Pfizer dhe Moderna
Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar tri publikime në internet të drejtuara nga shërbimet e zbulimit rus, që po përpiqen të sabotojnë vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësja tha se publikimet në fjalë “kanë përhapur shumë lloje dizinformimesh, duke përfshirë ato për vaksinat Pfizer dhe Moderna, si dhe për organizata ndërkombëtare, për konflikte ushtarake, protesta dhe për çdo çështje që mund të krijojë përçarje dhe që ata mund ta shfrytëzojnë”.
Gazeta Wall Street Journal (WSJ) raportoi e para për identifikimin e fushatës dizinformuese.
Kremlini i mohoi pohimet amerikane se Rusia po përhap informacione të rreme rreth vaksinave.
Rusia e miratoi vaksinën e saj Sputnik V në muajin gusht, para se të fillonte një provë në shkallë të gjerë, duke thënë se ishte vendi i parë që realizoi vaksinën kundër COVID-it. Testimet e vlerësuara nga ekspertët e fushës disa muaj më vonë provuan se vaksina ishte rreth 92% e efektshme në luftimin e virusit.
Pfizer, me seli në New York dhe BioNTech në Gjermani, prodhuan vaksinën e parë të autorizuar në Shtetet e Bashkuara, të cilën rregullatorët e miratuan në muajin dhjetor. E dyta, e prodhuar nga Moderna, me qendër në Masaçusets, u autorizua po atë muaj.
Zëdhënësja tha se publikimet ruse u identifikuan nga Qendra Globale e Angazhimit pranë Departamentit të Shtetit, e ngritur për t’iu kundërvënë fushatave të propagandës dhe dizinformimit.
Ajo tha se “Departamenti do të vazhdojë të ekspozojë aktivitetet keqdashëse të Rusisë në internet.” “Ne gjithashtu do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për një përgjigje globale kundër dezinformimit”, shtoi ajo./VoA
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












