Të tjera
SHBA vendos sanksione për Milorad Dodikun
Sanksionet nënkuptojnë bllokimin e të gjitha pronave të luajtshme apo paluajtshme që Dodik mund të ketë në SHBA apo dhe të personave të lidhur me të.
Departamenti Amerikan i Thesarit në një deklarate për media ka bërë të ditura sanksionet që ka vendosur ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Millorad Dodik.
Sipas njoftimit sanksionet janë vendosur për veprat që cenojnë stabilitetin e Bosnje Hercegovinës dhe përfshirjen e tij në afera korruptive.
“Dodiku ka minuar institucionet e Bosnje e Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, dhe në këtë mënyrë rrezikojnë stabilitetin më të gjerë rajonal”, thuhet në njoftimin nga Departamenti amerikan i Thesarit, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil Të mërkurën mbrëma, më 25 shkurt 2026, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftarin... -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












