Bota
SHBA tërhiqet nga Traktati i Miqësisë me Iranin i vitit 1955
Shtetet e Bashkuara thanë se anulojnë një traktat të miqësisë me Iranin, disa dekada të vjetër, pasi ai u përmend në një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kundër politikës së sanksioneve të Uashingtonit.
“Njoftoj se SHBA i jep fund Traktatit të Miqësisë me Iranin, të vitit 1955. Ky është një vendim që, në fakt, është vonuar 39 vjet”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke iu referuar vitit të Revolucionit Islamik, më 1979.
Të mërkurën, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi SHBA-në t’i lehtësojë sanksionet e rivendosura kundër Iranit, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Gjykata tha se eksportet e mallrave “humanitare”, siç janë ushqimet dhe ilaçet, duhet të lejohen.
Gjykata tha se sanksionet e SHBA-së për mallrat e tilla shkelin Traktatin e Miqësisë, Marrëdhëniet Ekonomike dhe të Drejtat Konsullore midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” që Gjykata e Hagës “nuk arriti të kuptojë se nuk ka juridiksion të nxjerrë ndonjë urdhër që ka të bëjë me masat e sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara”, të cilat “mbrojnë interesat e tyre thelbësore të sigurisë”.
Traktati i vitit 1955 bën thirrje për “marrëdhënie miqësore” midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, inkurajon tregti dhe investime të ndërsjella, rregullon marrëdhëniet diplomatike dhe ia jep juridiksionin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi mosmarrëveshjet.
Ai është nënshkruar në kohën e marrëdhënieve të ngushta midis Uashingtonit dhe Teheranit, shumë kohë para se Revolucioni Islamik i vitit 1979 të sillte dekadat e armiqësisë mes tyre.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














