Bota
SHBA-ja lanson sulm kibernetik ndaj Iranit
SHBA-ja ka nisur një sulm kibernetik ndaj sistemeve të armëve iraniane ditën e enjte, pasi Presidenti Trump u tërhoq nga sulmet ajrore në këtë vend, thuhet në raportet e Shtetit Amerikan.
Sulmi kibernetik paaftësoi sistemet kompjuterike që kontrollojnë hedhësit e raketave, thuhet në Washington Post.
Këto veprime vijnë si hakmarrje për rrëzimin e një droni amerikan si dhe për sulmet ndaj tankeve të naftës për të cilat SHBA-ja e ka fajësuar Iranin, thuhet në New York Times.
Nuk ka konfirmim të pavarur të dëmeve ndaj sistemeve iraniane.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shqiptuar sanksione që Presidenti Trump i përshkroi si “të mëdha”.
Ai tha se sanksionet ishin të nevojshme për të parandaluar Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe presioni ekonomik do të mbahet, përveç nëse Teherani ndryshon kursin.
Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur që kur SHBA-ja vitin e kaluar u tërhoq nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet, duke nxitur destabilitet ekonomik në Iran.
Javën e kaluar Irani tha se do të tejkalonte kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht në programin e saj bërthamor, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











