Lajme
SHBA sot nderon ushtarët që humbën jetën në luftë
Shtetet e Bashkuara shënojnë sot Ditën e të Rënëve, duke kujtuar sakrificën e ushtarëve që kanë humbur jetën në luftëra. Presidenti Joe Biden nderon kujtimin e tyre me një vizitë në Varrezën Kombëtare pranë Uashingtonit. Të dielën, veteranët e luftës dolën në një paradë me motoçikleta në kryeqytetin e vendit, aktivitet që synon të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e veteranëve në Shtetet e Bashkuara.
Motoçiklistët kaluan përmes Uashingtonit për të rritur ndërgjegjësimin për vështirësitë me të cilat përballen veteranët në Shtetet e Bashkuara. Aktiviteti i përvitshëm synon të kthejë vëmendjen te parandalimi i vetëvrasjeve në radhët e veteranëve dhe te përpjekjet për gjetjen e robërve të luftës dhe ushtarakëve të zhdukur në betejë.
Motoçiklistët zbresin tradicionalisht në kryeqytetin Uashington, në vigjilje të Ditës së të Rënëve, festës kombëtare që përkujton ushtarakët e rënë në detyrë.
“Vetëm të shikosh marinsin që qëndron aty, ka shumë domethënie. Unë nuk kam qenë ushtarak, por gjyshi dhe babai im ishin ushtarakë dhe kjo është një eksperiencë që duhej ta përjetoja vetë. Është fantastike”, thotë spektatori Tim Miller.
Spektatorët reflektojnë jo vetëm për rëndësinë e kësaj dite, por edhe për problemet me të cilat përballet sot Amerika, si dhe sakrificën e të rënëve.
“Ka shumë zhvillime në këto momente në Shtetet e Bashkuara dhe ne duhet të kujtojmë se nga vijmë dhe kush jemi si popull. Pa këta njerëz që luftuan për vendin tonë, ne nuk do të ishim sot këtu dhe shumë gjëra janë harruar”, thotë spektatorja Lori Miller.
“Si veteranë shprehim dëshirën që kemi për liri për vendin, për popullin e këtij vendi dhe ndërkaq jemi edhe krenarë. A është më Amerika vërtet një vend krenar? Apo mos ka njerëz në vend që nuk po ndjekin vërtet atë mbi të cilën Amerika u ndërtua?”, thotë veterani Moses Coleman.
“Vijmë çdo vit dhe është gjithnjë shumë prekëse. Na bën ta vlerësojmë faktin se jemi ende gjallë dhe falënderojmë individët që dhanë jetën e tyre”, thotë një pjesëmarrës.
Parada e motoçiklistëve për kujtesën është një vazhdimësi e traditës së homazhit për të rënët që u organizua rregullisht për 30 vjet, por që u ndal në vitin 2019./VOA
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi











