Lajme
SHBA: Sondazhi i CNN-it, Biden udhëheq para presidentit aktual
Referuar sondazhit të mediumit amerikan CNN, ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, është në epërsi të konsiderueshme para presidentit aktual, Donald Trump, në garën për të parin e SHBA-së.
Joe Biden, sipas këtij sondazhi është duke udhëhequr me 53%, ndërsa presidenti aktual ka një mbështetje pre 43%
Bideni mban një epërsi mbi Trumpin sa u përket disa çështjeve kyçe, përfshirë përgjigjet ndaj shpërthimit të koronavirusit (52%-43%), kujdesit shëndetësor (57%-39%) dhe ndihmën për klasën e mesme (57%-38%). Por Trumpi e tejkalon Bidenin në garën se cili do t’ia dilte më mirë me ekonominë, me 50 për qind e votuesve që thonë se këtë e bën Trumpi e 46 për qind që janë pro Bidenit.
Bideni ka përkrahjen e 91 për qind të Demokratëve, përderisa Trumpi ka përkrahjen e 96 për qind të Republikanëve. Votuesit e pavarur janë më shumë në favor të Bidenit. Sa i përket ndarjes demografike, Bideni ka 62 për qind të grave, kundrejt 32 sa ka Trumpi, derisa Trumpi udhëheq në mesin e votuesve burra, me raport 51 me 44 për qind. Sipas sondazhit, Bideni përkrahet edhe nga votuesit me ngjyrë, por edhe të rinjtë.
Sondazhi është realizuar në 6 vende, me 1002 respondentë që ishin kontaktuar në mënyrë rastësore me telefon apo direkt.
Rezultatet kanë një margjinë gabimi prej 3.7%.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahën më 3 nëntor të këtij viti, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











