Bota
SHBA sërish përballet me stuhi të forta dëbore
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se në Boston priten 30-50 cm borë dhe se udhëtimi në disa pjesë të Bregut Lindor mund të bëhet pothuajse i pamundur
Bregu Lindor i Shtetet e Bashkuara po përballet me një stuhi të fortë dëbore që nis sot, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se në disa zona trashësia e borës mund të kalojë 30 centimetra dhe në vende të caktuara të arrijë deri në 60.
Qytete të mëdha si Nju Jorku, Bostoni, Filadelfia dhe Uashingtoni po përgatiten për reshje intensive dhe erëra të forta, vetëm pak javë pas një stuhie tjetër të fuqishme që goditi rajonin në fund të janarit.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se në disa zona bora mund të kalojë 50 centimetra dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke paralajmëruar se lëvizja të hënën në mëngjes mund të jetë “jashtëzakonisht e rrezikshme”, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Shërbimi Kombëtar i Motit njoftoi se në Boston priten 30-50 cm borë dhe se udhëtimi në disa pjesë të Bregut Lindor mund të bëhet pothuajse i pamundur. Autoritetet paralajmëruan gjithashtu rrezik në rritje për ndërprerje të energjisë elektrike dhe përmbytje të mundshme në zona të Delaware dhe New Jersey.
Në fund të janarit, një stuhi tjetër dëbore që goditi 14 shtete amerikane shkaktoi më shumë se 100 viktima dhe solli probleme të mëdha në transport dhe infrastrukturë, duke rritur shqetësimin se edhe vala e re e motit ekstrem mund të ketë pasoja serioze.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













