Bota
SHBA, presion Turqisë për lirimin e pastorit Brunson
SHBA vazhdojnë trysninë ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të liruar pastorin amerikan, Andrew Brunson, pasi një gjykatë turke kundërshtoi të hënën një apel të dytë ligjor për lirimin e tij nga arrestimi shtëpiak.
Dhe Turqia po i kundërpërgjigjet presionit, duke rritur ndjeshëm tarifat për një numër mallrash amerikane në hakmarrje ndaj tarifave të vendosura javën e kaluar nga presidenti Trump për çelikun dhe aluminin turk. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Cindy Saine njofton nga Departamenti i Shtetit për përkeqësimin e marrëdhënieve me një aleat të rëndësishëm të Amerikës dhe NATO-s.
Fati i pastorit amerikan Andrew Brunson kërcënon të shkaktojë dëme të përhershme në marrëdhëniet SHBA- Turqi, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
“Ne mendojmë se Turqia dhe veçanërisht Presidenti Erdogan e kanë trajtuar Pastor Brunson, i cili ne e dimë të jetë një njeri shumë i mirë dhe një i krishterë i fortë që nuk ka bërë asgjë të keqe, shumë padrejtësisht, shumë keq. Dhe kjo është diçka që administrata amerikane nuk do ta harrojë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckebee Sanders.
Një gjykatë turke hodhi poshtë kërkesën e dytë të pastorit Brunson për lirimin nga arrestimi shtëpiak, pasi qëndroi në burg për 21 muaj nën akuza për spiunazh dhe terrorizëm. Shtetet e Bashkuara thonë se akuzat janë të rreme.
“Ne jemi të zhgënjyer me atë njoftim. Do të donim që Pastori Brunson të sillet në Shtetet e Bashkuara “, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.
Analistët thonë se refuzimi i presidentit turk Erdogan për lirimin e pastorit Brunson dhe amerikanët e tjerë të ndaluar në Turqi po krijon një krizë në rritje, pasi presidenti Donald Trump i filloi në kushtet e mira marrëdhëniet me presidentin Erdogan.
“Hartuesit e politikave në SHBA nuk dinë çfarë të bëjnë me Turqinë, si të përpiqen ta detyrojnë, t’i bëjnë presion, ta nxisin, ta bindin Turqinë të ndryshojë sjelljen e saj. Dhe çështja e Andrew Brunson ka qenë diçka rreth së cilës gjithçka është kristalizuar”, – thotë Lisel Hintz pranë Shkollës John Hopkins për studime të avancuara ndërkombëtare.
“Dhe tani vjen çështja e pastorit Brunson, në të cilën administrata besonte se kishte një marrëveshje dhe unë mendoj se zoti Pompeo dhe zoti Pence, të dy të krishterë të devotshëm, e shohin çështjen Brunson, gjithashtu në aspektin e kërcënimit të mundshëm të një komuniteti shumë të rëndësishëm ungjillor”, thotë Aroon David Miller, analist pranë qëndrës Wilson.
Zyrtarë amerikanë thonë se janë duke vëzhguar pasojat ekonomike globale nga rënia e lirës turke, por shtojnë se kriza ekonomike e e Turqisë është pasojë e vetë politikës së Ankarasë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












