Lajme
SHBA planfikon të ndalojë TikTok-un
Sekretari Amerikan i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara po mendojnë të ndalojnë hapjen e aplikacionit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjerë kinezë. Gjatë një interviste në Fox News të hënën, Pompeo u pyet nëse SHBA duhet të marrë në konsideratë ndalimin e rrjeteve sociale kineze, “veçanërisht TikTok”.
“Sa i përket aplikacioneve kineze në telefonat e njerëzve, ju siguroj që edhe në këtë rast SHBA do të marrë vendimin e duhur”, tha ai. “Nuk dua të flas para presidentit Trump, por po e shikojmë këtë mundësi”.
Diplomati më i lartë amerikan gjithashtu shtoi se njerëzit duhet ta shkarkojnë aplikacionin “vetëm nëse doni që informacionet tuaja private të jenë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.
“TikTok drejtohet nga një CEO amerikan, me qindra të punësuar në fushën e sigurisë, dhe politikave publike këtu në SHBA”, tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë, pas komenteve të Pompeo-s. “Nuk i kemi dhënë kurrë qeverisë kineze të dhëna mbi përdoruesit tanë dhe nuk do ta bëjmë kurrë nëse na kërkohet”, shkruan “Reuters”
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












