Lajme
SHBA përgatit 500 trupa për të nisur luftën kundër ISIS-it
SHBA urdhëron 500 trupa për të nisur luftën kundër ISIS-it në Siri.
Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, gjeneral Kenneth McKenzie, tha të shtunën se rreth 500 trupa në lindje të Sirisë pritet të rifillojnë operacionet kundër Shtetit Islamik në ditët dhe javët e ardhshme.
ISIS ka humbur pothuajse gjithë territorin e saj në Siri dhe forcat amerikane vranë ish-udhëheqësin e saj Abu Bakr al-Bagdadi muajin e kaluar, por grupi që dikur kontrollonte një të tretën e Sirisë dhe Irakun fqinj, ende shihet si një kërcënim, transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Administrata e presidentit Donald Trump shokoi aleatët e SHBA-së dhjetorin e kaluar, duke thënë se Uashingtoni po tërhiqte të gjitha trupat e tij nga Siria.
Por, më vonë u tha se vendosi të mbante një forcë të mbetur në pjesën verilindore të vendit, duke u përqëndruar në parandalimin e Shtetit Islamik që të fillojë një rikthim dhe të sulmojë fushat e naftës atje.
Ish-sekretari i Mbrojtjes i Trump, James Mattis, ishte shprehur kundër zvogëlimit të trupave, duke i thënë Washington Post në atë kohë: ‘Nëse nuk vazhdojmë presionin, atëherë ISIS do të rishfaqet’.
“Tani unë kam rreth 500 trupa amerikane në përgjithësi në lindje të lumit Eufrat dhe në verilindje deri në Sirin”, u tha McKenzie gazetarëve në margjinën e samitit të sigurisë së Dialogut Manama në Bahrein.
“Është synimi ynë të qëndrojmë në atë pozicion duke punuar me partnerët tanë SDF (Forcat Demokratike Siriane) për të vazhduar operacionet kundër ISIS-it poshtë luginës së lumit Eufrat”, shtoi ai.
Turqia nisi dhe më pas ndaloi një ofensivë kundër YPG, përbërësi kryesor i SDF i mbështetur nga SHBA që ndihmoi Shtetet e Bashkuara të mposhtnin Shtetin Islamik, të cilin e sheh si një grup terrorist me lidhje me militantët kurdë në tokën turke.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











