Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA, papunësia në shifra rekord
Një numër rekord prej 26 milionë amerikanësh paraqitën kërkesë për pagesë papunësie gjatë pesë javëve të fundit, ndërkohë që pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë e vendit.
Sipas të dhënave të publikuara sot, vetëm javën e kaluar numrit të të papunëve iu shtuan edhe 4,4 milionë persona të tjerë.
Qindra anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të mblidhen të enjten në Uashington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh.
Ajo është pjesë e paketës së përgjithshme stimuluese prej mëse 2 trilionë dollarësh, më e madhja e këtij lloji në historinë e SHBA-së për të përballuar krizën e koronavirusit.
Gjashtë javë shpenzime rekord të qeverisë amerikane nuk kanë qenë të mjaftueshme për të frenuar dëmin që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit dhe sektorit të shëndetit publik.
Bllokimet e qyteteve për të përballuar koronavirusin kanë detyruar miliona amerikanë që të aplikojnë për pagesë papunësie, ndërsa pronarët e bizneseve të vogla ndodhen përballë pikëpyetjes nëse do t’i rihapin ndonjëherë dyert.
Në Shtetet e Bashkuara, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rreth 843 mijë dhe i të vdekurve mëse 46,700.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












