Lajme
SHBA ndan bursa për 350 studentë kosovarë
Qeveria e SHBA-së ka premtuar ndarjen e 350 bursave për studentët kosovarë që të mundëtë shkojnë për të studiuar në Amerikë. Ky projekt zbatohet për 5 vjet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka promovuar të mërkurën programin “Transformational Leadership Program- Scholarships and Partnerships”, i cili parashikon dhënien e bursave për 350 studentë kosovarë që të studiojnë në SHBA
Ky projekt që realizohet nëpërmjet USAID-it, do të zbatohet gjatë një periudhe kohore 5 vjeçare.
Të rinjtë kosovarë do të kenë mundësinë të ndjekin master në universitetet amerikane në fusha të ndryshme, ndërsa pas përfundimit të masterit, një apo dyvjeçar, të kthehen dhe të japin kontributin e tyre në Kosovë. Kështu deklaroi ambasadorja Tracey Ann Jacobson e cila prezantoi këtë program para studentëve të Universitetit të Prishtinës.
“Është e rëndësishme që këta të rinj shkojnë nga 1.7 milion banorë të popullatës. Tashmë e kemi këtë program, programi për lidership sepse qëllimi i tij është që përmes programit të hapni mendjen tuaj në struktura të reja, ta kapni botën në një mënyrë tjetër dhe këta studentë të jenë forca e ndryshimit, pra ky është qëllimi”, tha Jacobson.
Këtë vit në SHBA, sipas saj, janë dërguar 46 studentë për studime master në shkenca të ndryshme, ekonomi, art dhe kulturë, biznes, sipërmarrësi etj.
“Së pari lutemi që të kthehen e të mos rrinë në SHBA dhe t’i kontribuojnë zhvillimit të vendit duke punuar në qeveri, në institucione apo në universitet, apo në sektorin privat, duke u bërë vullnetarë për të ndihmuar edhe gjeneratën e ardhshme”, deklaroi ajo
Ambasadorja Jacobson tha se tash është duke u përgatitur raundi i ardhshëm i studentëve që do të shkojnë për studime atje.
“Këtë vit do t’i dërgojmë 75 studentë nga e tërë Kosova për disiplina të ndryshme, në universitete të ndryshme në SHBA. Programi ka disa përparësi, pasi do të dërgohen njerëz jo vetëm për studime master, por edhe për kualifikime profesionale”, deklaroi Jacobson.
Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, Ramandan Zejnullahu tha se ky program është ndërmarrje e përbashkët e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe njëherë dëshmon gatishmërinë e vet për ta ndihmuar popullin e Kosovës.
“Në fakt përfitues të këtij projekti janë të gjithë qytetarët e Kosovës sepse duke përgatitur njerëz kompetent për të marrë përgjegjësitë e veçanta në fusha të ndryshme të jetës, ne ndërtojmë një lidership që na prin drejt zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërisë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












