Lajme
SHBA kërkon rezultate konkrete nga bisedimet
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga qeveria e re në Beograd rezultate konkrete në dialogun me Prishtinën. Këtë kërkesë në adresë të zyrtarëve në Beograd ia ka bërë zëvendëssekretari […]
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar nga qeveria e re në Beograd rezultate konkrete në dialogun me Prishtinën. Këtë kërkesë në adresë të zyrtarëve në Beograd ia ka bërë zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Uilliam Bërns, gjatë një bisede telefonike me kryeministrit Ivica Daçiq.
“SHBA-ja pret përparimin e Serbisë në rrugën e integrimeve evropiane, vazhdimin e reformave dhe rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme në dialog me Prishtinën”, i ka thënë Bërns kryeministrit serb në bisedën telefonike, të cilën e ka njoftuar kabineti i Qeverisë serbe.
Daçiq, siç raporton REL, ka thënë se ndërtimi i bashkëpunimit me Uashingtonin është prioritet i Qeverisë së Serbisë. “Serbia do që të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, citohet t’i ketë thënë Ivica Daçiq zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Uilliam Bërns.
Madje Daçiq ka kërkuar, sipas të njëjtit njoftim, bashkëpunim më të fortë me SHBA-në në fushën e ekonomisë, të mbrojtjes, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











