Lajme
SHBA ka kryer mbi 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka paralajmëruar grupin e Shtetit Islamik që të mos përpiqet të përfitojë nga çdo vakum i krijuar nga tranzicioni i pushtetit në Siri.
Ai ka bërë të ditur se SHBA-ja ka kryer rreth dhjetëra “sulme ajrore precize” brenda Sirisë kundër objektivave të IS-it sot.
Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) – përgjegjëse për interesat e SHBA në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, ka dhënë detaje për këto sulme.
Centcom thotë se SHBA kreu më shumë se 75 sulme ajrore të dielën, në një përpjekje për të “eliminuar kampet e ISIS në Sirinë qendrore”, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, nuk ka “indikacione për viktima civile”.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim – ne nuk do të lejojmë që ISIS të rindërtohet dhe të përfitojë nga situata aktuale në Siri”, tha gjenerali Michael Erik Kurilla, komandanti i Centcom.
“Të gjitha organizatat në Siri duhet të dinë se ne do t’i mbajmë ato përgjegjëse nëse ata janë partnerë ose mbështesin ISIS-in në çfarëdo mënyre”, shtoi Kurilla.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











