Lajme
SHBA-ja u ndalon fluturimet kompanive ajrore amerikane mbi Iran dhe Irak
Njoftimi vjen pasi Irani sulmoi bazat amerikane në Irak
Informacionet e fundit tregojnë se Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar të gjitha fluturimet e transportuesve amerikanë në Irak, Iran dhe në Gjirin Persik, pas sulmeve me raketa ndaj forcave amerikane në Irak, më 8 janar, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) ka lëshuar një njoftim për ndalesën e “operatorëve të aviacionit civil, nga operimi në hapësirën ajrore mbi Irak, Iran dhe ujërat e Gjirit Persik si dhe të Gjirit të Omanit”.
FAA do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër ngjarjet në Lindjen e Mesme, thuhet në deklaratë.
Duhet theksuar se njoftimi u bë vetëm disa orë pasi Irani sulmoi me raketa balistike, nga territori i tij, duke synuar të paktën dy baza ushtarake irakiane që strehojnë personelin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja.
FNga ana tjetër FAA tha se ndalimi i fluturimeve në këtë hapësirë ajrore bëhet “për shkak të aktiviteteve të ngritura ushtarake dhe tensioneve të rritura politike në Lindjen e Mesme, të cilat paraqesin një rrezik për operacionet e aviacionit civil të SHBA-së.
Në orët e para të mengjesit, avion ukrainas 737-800 që operonte nga Ukraine International Airlines, u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave.
Raportet paraprake sugjerojnë se avioni ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se askush nuk ka mbijetuar.
Ndërkohë, të dhënat e fluturimit tregojnë se aeroplani u ngrit nga aeroporti të mërkurën në mëngjes dhe pothuajse menjëherë e ndali dërgimin e të dhënave, sipas faqes së internetit FlightRadar24. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












