Lajme
SHBA-ja ofron edhe 2 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Raportohet se Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh për sigurinë, tha të enjten këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, përcjell albinfo.ch.
“Ne do të vazhdojmë të shikojmë se çfarë është e nevojshme dhe do të sigurohemi që të ofrojmë atë që i nevojitet Ukrainës për të pasur sukses në fushëbetejë”, tha Sullivan.
Ai tha se vendet e G7-ës, që përbëhen nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shpallin të premten një raund të ri sanksionesh që do të përfshijnë edhe vendet që po përpiqen të ofrojnë ndihmë për Rusinë.
“Do ta shihni me kalimin e kohës ndryshkjen e vazhdueshme të kualitetit dhe kapacitetit të ekonomisë ruse, përkundër faktit që Putini nxiton të shpenzojë para në përpjekje për ta ngjallur atë”, tha Sullivan.
I pyetur në lidhje me kërkesën e Ukrainës për avionët luftarakë F-16, Sullivan tha nga këndvështrimi i Uashingtonit, “F-16 nuk janë një çështje për luftën afatshkurtër; F-16 kanë të bëjnë me mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës”.
Më 20 shkurt, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Ukrainë, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore.
Biden, gjithashtu paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.
SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase.
Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











