Lajme
SHBA-ja, në prag të regjistrimit të 200,000 viktimave me koronavirus
Shtetet e Bashkuara i janë afruar regjistrimit të 200,000 vdekjeve me koronavirus, ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se më e keqja ka kaluar për amerikanët, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch
Mesatarisht rreth 800 amerikanë janë duke vdekur brenda një dite si pasojë e këtij virusi, ndonëse kjo shifër ka rënë nga 2,800 vdekje sa regjistroheshin në mesin e muajit prill.
Shumë ekspertë shëndetësorë amerikanë kanë parashikuar në muajt e parë të pandemis se rreth 200,000 amerikanë do të vdesin nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi,
“Ne po i afrohemi këndit përfundimtar të pandemisë, me apo pa vaksinë, ne kemi bërë punë fantastike – jo vetëm punë të mirë – punë fantastike”, ka thënë Trump.
Kritikët e Trumpit e kanë akuzuar atë se ka dështuar që të analizojë seriozitetin e kërcënimit të këtij virusi, duke përfshirë dilemat për rëndësinë e maskës.
Evropa, në anën tjetër, po përballet me valë të dytë të pandemisë.
Spanja, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë në mesin e shteteve që kanë regjistruar mijëra të persona të infektuar brenda një dite, duke shtyrë disa shtete që t’iu rikthehen masave të izolimit.
Koronavirusi i ri ka infektuar më shumë se 31 milionë persona në gjithë botën, derisa ka lënë të vdekur 963,000.
Fillimisht për këtë virus është raportuar në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.
Shtetet e Bashkuara, India dhe Brazili kanë raportuar rreth gjysmën e të gjitha rasteve të konfirmuara.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










