Ukraina
SHBA-ja ndan 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan 100 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s mblidhen në Bruksel për dy ditë bisedime rreth konfliktit në Ukrainë.
“Bota është e tronditur dhe e tmerruar nga mizoritë e kryera nga forcat ruse në Bucha dhe në gjithë Ukrainën”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë të martën vonë, duke njoftuar autorizimin e tij për ndihmën ushtarake.
“Forcat e Ukrainës vazhdojnë me guxim të mbrojnë vendin dhe lirinë e tyre, dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët, qëndrojnë të palëkundura në mbështetje të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës”, tha ai.
As Ukraine’s forces bravely continue to combat Russia’s renewed invasion, I have authorized $100 million to meet an urgent need for additional anti-armor systems for Ukraine’s forces.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 6, 2022
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se ndihma do të “plotësonte një nevojë urgjente ukrainase për sisteme shtesë ‘Javelin’, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës dhe ato janë përdorur në mënyrë efektive”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve para takimit se vendet anëtare të aleancës “janë të vendosur të ofrojnë mbështetje të mëtejshme për Ukrainën”, duke përfshirë ndihmën humanitare dhe financiare, përveç pajisjeve ushtarake dhe ndihmës për sigurinë kibernetike.
“Unë pres që gjithashtu të vendosim të bëjmë më shumë për partnerët e tjerë të NATO-s, të cilët janë të cenueshëm ndaj kërcënimeve dhe ndërhyrjeve ruse, duke përfshirë Gjeorgjinë dhe Bosnjë e Hercegovinën”, tha sekretari Stoltenberg.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është planifikuar të mbajë fjalim në takimin e NATO-s të enjten.
Presidenti i Ukrainës kritikoi të martën Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mosveprimin e tij në ndalimin e luftës së Rusisë kundër vendit të tij dhe bëri thirrje që Moska të përballet me përgjegjësi për krimet që ka kryer atje.
Zelenskiy akuzon Rusinë për krime lufte, i bën thirrje OKB-së të veprojë
Presidenti Volodymir Zelenskyy foli në Këshillin e Sigurimit vetëm disa ditë pasi trupat ruse u tërhoqën nga Bucha, në periferi të Kievit, ku banorët dhe zyrtarët lokalë raportuan se më shumë se 300 civilë ishin vrarë nga trupat ruse gjatë okupimit të qytetit. Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe ka fajësuar “radikalët” ukrainas.
Në Uashington, Shtëpia e Bardhë tha se po bashkërendon sanksione të reja gjithëpërfshirëse me G-7 dhe Bashkimin Evropian, që do të vendosen ndaj Rusisë në përgjigje të mizorive të kryera në Bucha dhe gjetkë në Ukrainë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve se sanksionet do ta çonin Moskën “më tej në rrugën e izolimit ekonomik, financiar dhe teknologjik”.
Biden kërkon sanksione të reja pas ngjarjeve në Buça
“Kjo do të përfshijë një ndalim për të gjitha investimet e reja në Rusi, sanksione të shtuara ndaj institucioneve financiare dhe ndërmarrjeve shtetërore në Rusi dhe sanksione ndaj zyrtarëve të qeverisë ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, tha zonja Psaki, duke nënvizuar se sanksionet e reja do të shpallen të mërkurën./VOA
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë