Kosova
SHBA-ja, Kosova dhe Serbia nominohen për çmimin “Nobel” për paqe
Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike, po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së marrëveshjes paqësore midis të dyja vendeve.
Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristiandemokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për çmimin “Nobel” për paqe.
Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë, e cila jep çmimet “Nobel”.
“Nëse marrëveshja e nënshkruar funksionon siç synohet, tregtia dhe marrëdhëniet e hapura personale do të hapnin rrugën për një marrëveshje të ndërsjellë paqësore, në të cilën Serbia mund ta njohë Kosovën, me çka do t’i jepej fund këtij konflikti të gjatë”.
“Prandaj, dua që të nominoje Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbisë për çmimin “Nobel” për paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokumentin e nominimit, të cilin e ka siguruar Klankosova.tv, përcjell albinfo.ch.
Jacobssoni, i cili njeh zhvillimet në Ballkan, vlerëson se në procesin drejt paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po luan rol të rëndësishëm.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë













