Sport
SHBA-ja kërkon ekstradimin e shtatë zyrtarëve të FIFA-së
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Zvicra që të ekstradojë shtatë zyrtarë të FIFA-së dhe të organizatave të lidhura, të arrestuar kohët e fundit në Cyrih. Kërkesa zyrtare është pranuar të mërkurën nga Zyra Federale e Drejtësisë (ZFD).
Më 27 maj shtatë zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) u arrestuan në Cyrih me urdhër të ZFD-së dhe janë mbajtur për ekstradimin e tyre. Autoritetet amerikane dyshojnë se ata kanë pranuar ryshfete prej më shumë se 100 milionë dollarësh.
Për t’ iu shmangur çdo rreziku të marrëveshjeve të fshehta, autoritetet kanë ndaluar kontaktet mes tyre, të pandehurit janë kryesisht nga Amerika e Jugut. Prandaj, të dyshuarit janë shpërndarë në burgje të ndryshme në kantonin e Cyrihut.
Zyra Federale e Drejtësisë kishte gjetur gjithashtu të dhëna kompjuterike të cilat ia kërkonte FIFA-së, në kuadër të një hetimi penal në lidhje me kushtet e shpërndarjes së Kupës botërore 2018 në Rusi dhe 2022 në Katar. Ajo vendosi të hetojë rreth kushteve e alokimit të dy garave, duke dyshuar se disa njerëz kanë keqmenaxhuar dhe se ka pasur shpëlarje të parave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












