Kosova
“SHBA-ja e sheh partnere presidenten, por jo edhe kryeministrin”, thonë analistët
Mësohet se para takimit në Bruksel midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, krahas zgjidhjes për çështjen e dinarit, faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se përveç dinarit, në Bruksel temë e pranishme në takimin e radhës të kryenegociatorëve, që mbahet pas dy ditësh, do të jetë edhe Asociacioni, përcjell albinfo.ch.
“Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një obligim tash e një kohë për Kosovën, kështu që duhet të përmbushet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë. Kështu që nëse Kosova nuk arrin ta përmbushë këtë, atëherë kjo nuk do të jetë shenjë pozitive e vullnetit për të ecur drejt normalizimit, që tani është i lidhur me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit”.
Ndonëse, themelimi i Asociacionit është kompetencë e Qeverisë, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, e ka telefonuar presidenten Osmani, të cilës ia ka rikujtuar obligimet që ka Qeveria.
“Telefonatë e mirë sot me presidenten Vjosa Osmani. Ne diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare për përfitim të gjithë qytetarëve kosovarë, përfshirë edhe komuniteti i pakicës serbe dhe që palët t’i përmbushin të gjitha detyrimet e dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Pavarësisht kërkesës së faktorit ndërkombëtar që themelimi i Asociacionit është urgjencë, Qeveria vazhdon ta ketë qëndrimin e palëkundur se pikat e marrëveshjes për normalizim duhet të zbatohen sipas renditjes. Kryetari i Komisionit parlamentar për Legjislacion nga Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, kërkon nga SHBA-ja dhe BE-ja të jenë me racional në kërkesat e tyre, sepse, sipas tij, Asociacioni është pika e shtatë e marrëveshjes dhe nuk mund të jetë parakusht për Kosovën.
‘’Qëndrimi i institucioneve të Kosovës është i qartë se marrëveshja bazë e Brukselit duhet të implementohet në tërësi, duke filluar nga pika e parë. Nuk mund të shkëputet një pikë dhe të vendoset si parakusht”, tha Rrustemi.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, vlerëson se SHBA-ja po e sheh partnere presidenten Vjosa Osmani dhe jo kryeministrin Kurti. Prandaj, sipas tij, zyrtarët amerikanë po i kërkojnë vetëm presidentes obligimet që ka Qeveria.
‘’Ky është presion që po i bëhët kryeministrit Kurti. Presidentja është më shumë partnere për SHBA-në sesa kryeministri Kurti, tha Sadiku.
Serbia, ndërkohë, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa themelimin e Asociacionit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











