Kosova
SHBA-ja dërgon mbi gjysmë milioni vaksina Pfizer në Kosovë
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës Pfizeri, kundër oronavirusit, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga koronavirusi.
Shtëpia e Bardhë tha për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori.
Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për vaksinim, siç ne e kemi demonstruar në SHBA dhe ne po punojmë që të sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe efektive”, tha Shtëpia e Bardhë.
Më 20 gusht në Kosovë arritën 35,000 doza të Pfizerit, donacion nga SHBA-ja.
“Ky është një moment unik në histori dhe kërkon lidership amerikan. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të krijuar një botë më të sigur kundër kërcënimit ndaj kësaj sëmundjeje ngjitëse”, tha Shtëpia e Bardhë në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë.
Javëve të fundit Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve. Vetëm gjatë 3 shtatorit, në Kosovë u regjistruan edhe 26 vdekje të reja dhe mbi 1,400 viktima.
Gjatë kësaj jave autoritetet shtetërore në Kosovë njoftuan se kanë hequr nga përdorimi mbi 133.000 doza të vaksinës së AstraZenecas, pasi të njëjtave u kishte dalë afati. Në Kosovë, qytetarët kanë shprehur hezitim për ta marrë këtë vaksinë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 3 shtator, në Kosovë janë adminsitruar 882,718 doza të vaksinës, ku 298,445 persona janë vaksinuar me dy dozat.
Qytetarët në Kosovë kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen me vaksinën e Pfizerit apo të AstraZenecas./REL
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











