Kosova
SHBA e përsërit Asociacionin si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, ka folur sot për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ndërsa e ka përmendur progresin e Kosovës me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.
Përmes një konference online të zhvilluar sot, O’brien ka përsëritur se nuk ëshë tërhequr kushti për themelimin e Asociacionit, transmeton albinfo.ch.
“Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit ishte një progres i mirë dhe ne në mënyrë publike i kemi përshëndetur hapat që qeveria ka ndërmarrë. Por kjo ka ndodhur dhe raportuesja (Dora Bakoyannis) ka thënë se Kosova duhet të ecë përpara me çështjen e Asociacionit para se të vihet në votim çështja e Kosovës. Raportuesja e ka bërë të qartë që implementimi i Asociacionit duhet të bëhet”, ka thënë ai.
Tutje, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para disa ditëve ka thënë se Kosova është e kushtëzuar me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











