Kosova
SHBA do të zgjerojë infrastrukturën ushtarake në Shqipëri e Kosovë
Kjo dëshmohet nga shpallja e një kontrate pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta forcojnë praninë ushtarake në Evropën Juglindore. Kjo dëshmohet nga shpallja e një kontrate pesëvjeçare që mbulon projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në Shqipëri, Kosovë dhe Bullgari.
Ky investim, i udhëhequr nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane, synon të sigurojë infrastrukturë të avancuar për trupat amerikane dhe në rajon, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm në përballjen me sfidat gjeostrategjike dhe gjeopolitike, transmeton albinfo.ch.
Një tregues i qartë i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së për të forcuar praninë e saj ushtarake dhe infrastrukturore në këtë pjesë të kontinentin është edhe shpallja e një kontrate të re të Korpusit të Inxhinierëve të Ushtrisë Amerikane për mbështetje në Evropën, që përfshinë Shqipërinë, Kosovën dhe Bullgarinë, shkruan rtk.
Sipas një njoftimi zyrtar planifikohet një marrëveshje pesëvjeçare, e cila përfshin projekte ndërtimi dhe mirëmbajtjeje në bazat ku operojnë trupat amerikane. Përmes kësaj po synohet, mbështetja e pranisë së forcave amerikane dhe aktiviteteve të tjera të agjencive të SHBA-ve në rajon, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.
Një vendim i tillë nga Ministria e Mbrojtjes shihet si kontribut për sigurinë në gjithë rajonin.
“Mirëpresim çdo investim apo shtim të forcave amerikane në Kosovë, pasi siç e kemi cekur edhe më parë SHBA është partneri ynë strategjik, dhe madje jo vetëm investimi në infrastrukture ushtarake në Evropën Juglindore por dhe vendosja e një bazë të përhershme në Kosovë do të kontribuonte në sigurinë jo vetëm të Kosovës por dhe gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha Liridona Gashi, Zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












