Lajme
SHBA do të përqëndrohet tek përpjekjet për rindërtimin e Gazës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vuri në dukje “diplomacinë e qetë dhe të palodhur” të administratës së tij që ndihmoi për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Ai tha të premten se Partia Demokrate vazhdon ta mbështesë Izraelin dhe ai shpreson që armëpushimi mes izraelitëve dhe Hamasit të ishte i qëndrueshëm. Ndërkaq, siç njofton Zëri i Amerikës, Sekretari i Shtetit Blinken pritet të vizitojë rajonin.
Ndërsa u përhap lajmi për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, banorët palestinezë të Rripit të Gazës dolën në rrugë për të festuar. Konflikti 11-ditor la qindra të vdekur dhe të plagosur.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli përmbushi me “sukses të jashtëzakonshëm” objektivat e fushatës në Gaza për t’u dhënë një goditje të ashpër organizatave terroriste dhe për të ulur kapacitetet e tyre.
Presidenti Joe Biden vuri në dukje punën e diplomacisë amerikane për të mundësuar armëpushimin dhe falenderoi Egjiptin për ndërmjetësimin.
“Do të përpiqemi, së bashku me vende të tjera me pikëpamje të përbashkëta, të krijojmë një paketë madhore për të rindërtuar shtëpitë, për të rindërtuar Gazën, pa i ofruar Hamasit mundësinë të ringrejë sistemet e armëve”, tha Presidenti Biden.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres gjithashtu mirëpriti armëpushimin dhe u bëri thirrje palëve t’i përmbahen atij.
Në Gazën veriore, familjet u rikthyen për të parë dëmet ndaj shtëpive të tyre. Ekspertët thonë se Gazës do t’i duhet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për t’u rindërtuar pas shkatërrimit masiv në këtë zonë të varfëruar.
Agjencia e lajmeve Reuters tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Izraelin dhe Autoritetin Palestinez në Gazën e pushtuar Perëndimore ditën e mërkurë dhe të enjte, duke shpresuar në përparim të mëtejshëm pas armëpushimit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
“Mendoj se Sekretari Blinken do të përpiqet të angazhohet me palët, me izraelitët dhe palestinezët. Me këta të fundit sigurisht nënkuptohet Autoriteti Palestinez. Do të jetë e rëndësishme që administrata amerikane të riangazhojë dhe të inkurajojë sërish Presidentin Mahmoud Abbas, i cili ka qëndruar përgjithësisht i heshtur dhe jashtë vëmendjes, ndërsa ekstremistët dhe Hamasi kanë tërhequr gjithë vëmendjen në anën palestineze”, thotë Lucy Kurtzer-Ellenbogen, nga Instituti për Paqen i Shteteve të Bashkuara.
Përplasjet e së premtes me policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem tregojnë se tensionet vazhdojnë të jenë të larta dhe se armëpushimi është delikat./VoA
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













