Lajme
SHBA: Aksident zinxhiror, 63 vetura përplasen për shkak të mjegullës
63 automjete, dhe 35 njerëz u lënduan nga një aksident zinxhiror
Mediat amerikane kanë bërë të ditur se për shkak të mjegullës së rëndë dhe acarit në autostradën në Virxhinia lindore, ndodhi një përplasje zinxhirore, në të cilën u përfshinë 63 automjete, ku 35 njerëz u lënduan.
Aksidenti, i cili ndodhi rreth 80 kilometra në lindje të Richmond, mbylli autostradën në të dy drejtimet.
Sipas portalit NBCNews, mbi 35 persona pësuan lëndime të vogla, por ka edhe me lëndime serioze.
Një zëdhënës i Qendrës Mjekësore Rajonale njoftoi në Twitter se qendra ishte kujdesur për 25 të lënduar, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të rëndë.
Po ashtu, policia lëshoi foto të përplasjeve, të cilat tregojnë makina të përmbysura dhe të përplasura.
Drejtuesve të automjeteve u kërkohet të bëjnë kujdes gjatë vozitjes, veçanërisht në ura, për shkak të akullit dhe mjegullës, përcjell albinfo.ch.



E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











