Lajme
SHBA: 1.011 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 1.011 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e viktimave në 140.200.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, janë shënuar edhe 71.117 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 3.619.633.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 1,65 milion të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 44,8 milionë, transmeton Anadolu Agency, përcjell albinfo.ch.
New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 430.277 raste të konfirmuara dhe 32.495 viktima, përkundër regjistrimit të një rënieje në numrin e rasteve dhe të vdekurve.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.972.072 raste, India me 976.826 raste dhe Rusia me 752.797.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










