Lajme
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
Shasime Osmani ka arritur të sigurojë vendin e saj në Asamblenë e Bernës. Ajo garoi nga radhët e Partisë Socialdemokrate dhe pas votimit të dielën do të shërbejë për katër vjet në këtë pozitë, shkruan albinfo.ch.
Studentja e drejtësisë dhe asistente në Kellerhals Carrard është e përkushtuar ndaj temave të arsimit dhe barazisë dhe përpiqet për një të ardhme në të cilën të gjithë qytetarët e Bernës do të kenë shanse të barabarta për pjesëmarrje dhe arsimim.
Ajo do të donte veçanërisht të punonte për familjet me të ardhura të ulëta, për punëtorët klasikë.
“Dua që të gjithë në Bernë të kenë të njëjtën mundësi për t’u përfshirë, pavarësisht nga origjina, gjinia apo prejardhja shoqërore. Barazia dhe edukimi janë çelësat e një shoqërie të drejtë”, kishte thënë Osmani gjatë kandidaturës së saj.
“Nuk mjafton vetëm të jesh politikisht aktiv, por edhe të dëgjohen njerëzit dhe të sillen shqetësimet e tyre në Këshillin e qytetit. Unë dua të jem zëri i atyre që mund të mos dëgjohen gjithmonë dhe kanë frikë se mos i nxjerrin jashtë sapo të flasin”, kishte deklaruar Osmani, në një intervistë dhënë platformës mediale, albinfo.ch
Lexoni intervistën me Shasime Osmanin (SP)
Shasime Osmani synon të sjellë një zë shqiptar dhe emigrant në Asamblenë e Bernës
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











