Futboll
Shaqiri: Vij nga një familje e varfër, babai im ishte punëtor i rrugëve
Ylli i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri ka folur për fëmijërinë e tij dhe synimet me Liverpoolit
Xherdan Shaqiri është një shembull në fushë dhe jashtë saj. Rrugëtimi i suksesit nuk ka qenë aspak i lehtë.
I lindur në Zhegër të Gjilanit dhe i shpërngulur nga Kosova në moshën 1-vjeçare, shkoi drejt Zvicrës, së bashku me familjen, ku e prisnin shumë sfida.
Ai së fundi shënoi dy gola ndaj Manchester United, por asnjëherë nuk e harron familjen dhe vendlindjen, derisa është shumë modest, shkruan albinfo.ch.
Shaqiri në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Liverpoolit, tregon për fëmijërinë e tij.
Ai ka thënë se kishte idhull Ronaldon e Brazilit dhe fanellën e tij e mbante me pasion të madh.
Shaqiri shtoi se nuk vjen nga një familje e pasur. “Babai im ishte punëtor i rrugëve. Ai punonte shumë për familjen tonë. Gjithashtu kujdesej për familjen në Kosovë, të cilët ishin të varfër, gjithashtu. Por, unë jam shumë krenar me ta”, është shprehur Shaqiri.
Ai theksoi se është shumë i lumtur që luan në kampionatin më të fortë në botë. “Shpresoj se do të kemi suksese së bashku me Jurgen Klopp. Jam shumë i lumtur që punoj me të. Ai është një trajner i madh. Ëndrra im është të fitoj trofe me këtë klub”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












