Integrimi
Shaqiri “shkatërron” studion e televizionit “Joiz”
Fushatën e vet të imazhit me Shaqirin me lajtmotivin “Xherdan Shaqiri – bashkëlojtar i ri në ekipin Joiz” ky televizion e fillon sot
Të gjithë duan ta kenë Shaqirin si pjesë të imazhit të tyre kur dihet shkalla e popullaritetit të tij. Kështu edhe televizioni i të rinjve Joiz tv. Ky televizion madje e ka futur për dy vitet e ardhshme në “listën e rrogave” xhuxhin magjik, sigurisht, për të rritur kuotat e shikimit.
Në rastin e parë që Shaqiri është paraqitur në studion e Joiz TV, ka thyer cope e grimë një televizor dhe ka shkatërruar pjesë nga skenografia. Natyrisht, duke gjuajtur me top dhe jo se Shaqi është djalë i padisiplinuar por këtë ja kanë kërkuar vetëm nikoqirët.
Fushatën e vet të gjerë të imazhit me Shaqirin me lajtmotivin “Xherdan Shaqiri – bashkëlojtar i ri në ekipin Joiz” televizioni i përmendur e fillon sot. Ndërsa në vjeshtë Shaqiri do ta fitojë edhe një emision të vetin të veçantë ku do të jenë vetë shikuesit që do të vendosin se çfarë roli do të luajë Shaqiri, shkruan 20minuten.ch.
Sipas përgjegjësve të televizionit, Shaqiri është treguar i hapur: si për ndonjë seri dokumentarësh ashtu edhe për përmbajtje të tjera. Nuk përjashtohet që atë ta shihni edhe në rolin e kuzhinierit.
“Joiz është një ekip super dhe gëzohem shumë që do të jem pjesë e tij” ka lavdëruar Shaqiri punëdhënësin e tij të ri. Njësoj,vetëm lëvdata në drejtim të futbollistit ka edhe menaxheri i televizioni, Nicolas Bürer. “Shaqiri është një i ri jashtëzakonisht simpatik dhe i suksesshëm, i cili me forcën e vullnetit dhe entuziazmin që ka në lojë, na përshtatet në mënyrë të përsosur. Ai, si asnjë tjetër, i përfaqëson vlerat e Joiz-it”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











