E-Diaspora
Shaqiri shënon në fitoren 9:2 të Bajernit
Për xhuxhin magjik ishte ky goli i dytë i shënuar në ndeshjet kampionale të Bajernit. Dhe, gol i shënuar kundër skuadrës që e udhëheq ish trajneri i tij nga FC Basel-i, Thorsten Fink
Bajerni, duke u bazuar në diferencën e madhe që kishte ndaj të dytit në tabelë Dortmundit, ishte përgatitur të festonte titullin e kampionit, edhe pse deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe shumë javë. Por, pas fitores si mysafir me të të dytit në tabelë, (Dortmunit) bavarezët sikur e humbën sigurinë që e kishin pasur për të festuar titullin paraprakisht.
Pavarësisht se edhe në gjendjen e tanishme Bajerni ka plot 20 pikë më shumë se Dortmundi…
Kjo me gjasë i shtyri “në inat” që të jepnin gjithçka për të mundur sa më bindshëm skuadrën e radhës, SV Hamburg. Dhe, mund të thuhet se kësaj ia dolën madje më shumë se që ishte menduar. Plot 9 herë shënoi Bajerni në serinë e golave të filluar në minutën e pestë nga Shaqiri.
Për xhuxhin magjik ishte ky goli i dytë i shënuar në ndeshjet kampionale të Bajernit. Dhe, gol i shënuar kundër skuadrës që e udhëheq ish trajneri i tij nga FC Basel-i, Thorsten Fink.
Golat tjerë i shënuar Pizarro (4 gola), Robben 2, Schweinsteiger dhe Ribbery nga 1.
Në ndeshjen e Borussia Mönchengladbachut kundër Freiburgut, skuadra e Xhakës (Borussia) ka humbur me rezultat 2:0. Granit Xhaka, mjerisht, kësaj here ndeshjen e ka shikuar nga tribunat.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












