Futboll
Shaqiri po shkëlqen me gola dhe asistime
Xherdan Shaqiri ka shënuar dy gola në Premierligë dhe dy asistime
Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri ishte shumë i lumtur me fitoren e fundit ndaj Fulhamit, ku ai realizoi golin e dytë.
Liverpooli fitoi ndaj londinezëve, duke mbetur e pamposhtur, derisa mbetet në vendin e dytë në Kampionatin anglez.
“Dua ta ndihmoj ekipin. S’ka rëndësi nëse është me gol apo me asistim, gjithmonë është mirë për skuadrën. Kam ardhur në verë për ta ndihmuar këtë ekip të ecë përpara dhe për ta bërë procesin më të mirë”, është shprehur Shaqiri pas ndeshjes.
Ylli shqiptar shpreson të vazhdojë me formë të mirë. “Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mia, dhe duhet të vazhdoj kështu dhe të stërvit shumë çdo ditë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund”, theksoi tutje futbollisti shqiptar.
Ai ka shënuar dy gola në Premierligë dhe dy asistime, derisa ka zhvilluar edhe shumë ndeshje të bukura, duke qenë një transferim i suksesshëm për “Të Kuqtë”.
Shaqiri kaloi nga Stoke City për rreth 15 milionë euro.
https://www.youtube.com/watch?v=qtQ8jhygUGk
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












