Futboll
Shaqiri, pjesë e skuadrës së Liverpoolit për Kupën e Botës për Klube
Liverpooli do të përballet me Monterrey të mërkurën në orën 18:30
Liverpooli e ka konfirmuar skuadrën prej 20 futbollistëve që do të udhëtojnë drejt Katarit për Kupën e Botës për Klube, me yllin shqiptar Xherdan Shaqiri që është pjesë e saj. Skuadra e Jurgen Klopp do të fluturojë sot drejt Katarit për turneun e Kupës së Botës për Klube, ku në gjysmëfinale të pret Monterrey.
Liverpooli do të përballet me Monterrey të mërkurën në orën 18:30. Ndërsa, në gjysmëfinalen tjetër përballen Flamengo dhe Al Hilal të martën në orën 18:30. Xherdan Shaqiri, përfaqësuesi i Zvicrës, është pjesë e skuadrës pasi e ka lënë plotësisht pas lëndimin që ia humbi dy muaj në fillim të sezonit. Anësori nga Gjilani ka luajtur dy herë titullar në javët e fundit duke shënuar një gol.
Ndërkohë, edhe Georginio Wijnaldim është ftuar, pavarësisht se pësoi një dëmtim që e detyroi ta braktiste lojën në fitoren e Liverpoolit 2:0 ndaj Watfordit të shtunën në Premierligë. Lista e plotë e të fturave nga Jurgen Klopp për ndeshjet e të kuqve në Kupën e Botës për Klube: Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Milner, Keita, Firmino, Mane, Salah, Gomez, Adrian, Henderson, Oxlade-Chamberlain, Lallana, Lonergan, Shaqiri, Robertson, Origi, Jones, Alexander-Arnold, Williams.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















