Sport

Shaqiri paralajmëron largimin nga Stoke: Nuk është si në Bajern dhe Inter

Në vend të kompeticioneve të mëdha europiane, Xherdan Shaqiri lufton për mbijetesën e klubit të Premiere League, Stoke, shkruan “Blick”.

Shaqiri shmangu aktivizimin me Kombëtaren helvete, për shkak se kërkonte të përqëndrohej me Stoke. Të dielën do kemi ndeshjen mes shqiptaro-zviceranëve Shaqiri dhe Granit Xhaka, në kuadër të ndeshjes Stoke-Arsenal.

“Ka dallime mes aktivizimit tim në Bajern, ku kisha bashkëlojtarë si Ribéry dhe Thiago si dhe në Inter ku luaja me Icardi dhe Kovacic. Këtu në Stoke mund të marr shumë pak ndikim, pasi gjithë kualiteti përqendrohet tek unë,” tha Shaqiri, përcjell albinfo.ch.

Por si do shkojë më tej?

“Unë nuk mund ta gjuaj lugën, por duhet të shkojë diçka brutale gjatë transferimeve këtë verë në Stoke, për të ngjallur entuziazmin tim.” Kjo tingëllon si lamtumirë.

Megjithatë në pyetjen se ku ndjehet më mirë kur luan, në Zvicër ose në Stoke, Shaqiri përgjigjet: “Në klub te Stoke. Momentalisht këtu e shijoj më tepër.”