Sport
“Shaqiri mund të mos udhëtojë në Beograd”
Ndonëse Xhaka kërkoi falje për festimin me “shqiponjë”, Shaqiri mbeti disi i patundur nga kjo gjë

“Goal.com” përmes një shkrimi në faqen e saj jep të gjitha arsyet se pse Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë me ekipin e tij të ri, Liverpool, në ndeshjen e 6 nëntorit në Beograd ndaj Yllit të Kuq, ndeshje e vlefshme për Grupin C të Ligës së Kampionëve.
Xherdan Shaqiri bashkë me Granit Xhakën ishin në qendër të polemikave gjatë Kupës së Botës së kësaj vere, pas festimit të tyre me “shqiponjë” në dy golat që shënuan ndaj Serbisë.
Festim ky, i cili u interpretua si një veprim provokativ politik nga ana e serbëve, transmeton “TCH”.
Shaqiri ka lindur në Kosovë, një shtet që e ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, megjithëse kjo e fundit nuk e njeh. Për këtë arsye, festimi i Shaqirit kishte pasoja politike të diskutueshme, jashtë fushe, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Liverpooli mund të tregojë kujdes dhe të vendosë kundër udhëtimit të tij drejt Serbisë, pasi tensioni politik dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jenë shumë të diskutueshme.
Drejtori sportiv i Yllit të Kuq të Beogradit, Zvezdan Terziq, zbuloi se klubi i tij do të bëjë detyrën për të mbrojtur Shaqirin, së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.
“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik”, tha Terziq për gazetën serbe “Kurir”. “Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë. Nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në Serbi, në këto kushte, kështu që dyshoj se do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që Shaqiri të ndihet i sigurt për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë”.
Ndonëse Xhaka kërkoi falje për festimin me “shqiponjë”, Shaqiri mbeti disi i patundur nga kjo gjë. “Sigurisht, kërkoj falje nëse njerëzit ndihen të sulmuar në Zvicër”, tha Shaqiri. “Dikujt, nuk e di, ndoshta në male, ku dikush e ndiqte lojën dhe shqetësohej, me siguri do t’i kërkoj falje”.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme Për të adresuar një boshllëk në rritje në disponueshmërinë e parave të gatshme në të gjithë...
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave