Futboll

Shaqiri me super gol ndaj Manchester United

Ky ishte goli i tij për fanellën e Liverpoolit

Xherdan Shaqirit nuk ju ka dashur shumë kohë që të dëshmojë aftësitë e tij në Liverpool.

Shaqiri ka debutuar ndaj Manchester United në turneun në SHBA, ku hyri në lojë në pjesën e dytë, dhe menjëherë ka lënë gjurmë.

Pasi pjesa e parë kishte përfunduar 1:1, Shaqiri asistoi për Sturrige për 2:1. Megjithatë, kjo nuk ishte e tëra nga ai, sepse në minutën e 82-të, ka shënuar një super gol në stilin gërshërë për rezultatin 4:1.

Ky ishte goli i tij për fanellën e Liverpoolit, ku gjatë verës u transferua nga Stoke City për 15 milionë euro.

Goli i tij ishte ndër më të bukurit në turneun “International Champions Cup”, ku po marrin pjesë skuadrat më të mëdha evropiane.

Takimi përfundoi me fitoren e Liverpoolit prej 4:1. Kjo ishte ndeshja e dytë e Liverpoolit dhe fitorja e dytë në këtë turne, pasi më herët mundi Manchester Cityt.

https://www.youtube.com/watch?v=BB4kmNw218Q