Futboll
Shaqiri më në fund mund ta ndërtojë shtëpinë prej 2.8 milionë frangash
Xherdan Shaqiri fiton betejën ligjore, nis ndërtimin e vilës së ëndrrave në Zvicër
Pas më shumë se dy vitesh pritjeje dhe përplasjeve gjyqësore me fqinjët, futbollisti shqiptar me famë botërore, Xherdan Shaqiri, më në fund ka marrë dritën e gjelbër për të ndërtuar shtëpinë e tij luksoze në Rheinfelden, në kantonin Aargau të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Në gusht të vitit 2022, Shaqiri kishte siguruar lejen për ndërtimin e një vile me vlerë prej 2,8 milionë frangash, por projekti hasi në kundërshtime nga disa banorë të zonës. Ata pretendonin se ndërtimi dhe ndriçimi i shtëpisë do të shqetësonte qetësinë e lagjes.
Pas këtyre ankesave, Gjykata Administrative e Aargaut ndërhyri dhe në janar të vitit 2024 e anuloi lejen e ndërtimit. Rasti shkoi më pas në Gjykatën Supreme Federale, e cila vendosi që çështja të kthehej për rishqyrtim në shkallë të parë.
Tani, pas vlerësimit të ri, Gjykata Administrative ka miratuar përfundimisht projektin, duke i lejuar Shaqirit të fillojë ndërtimin e vilës, megjithëse me disa kushte. Një prej tyre është vendosja e perdeve në dritaret e shtëpisë, për të penguar shpërndarjen e dritës së madhe që mund të shqetësojë banorët përreth.
Në anën tjetër, fqinjët e yllit të kombëtares zvicerane mund të ngushëllohen vetëm me këtë “fitore të vogël formale”, sepse në thelb ata kanë humbur betejën kryesore. Gjykata i ka detyruar të paguajnë edhe shpenzimet gjyqësore dhe kompensimet ligjore, në total mbi 18 mijë franga zvicerane:
7.777 franga për gjykatën,
6.600 franga për Shaqirin,
dhe 4.125 franga për qytetin Rheinfelden.
Me këtë vendim, Shaqiri mund të realizojë më në fund projektin e tij personal, një shtëpi moderne dhe luksoze, që pritet të jetë një nga rezidencat më të veçanta në zonën e tij të lindjes.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









