Sport

Shaqiri, lojtari më “sexy” në Zvicër

17% të femrave të anketuara do të dëshironin ta kenë në shtrat Xherdan SHaqirin, futbollistin më të mirë të Zvicrës

Sipas sondazhit të 20-Minuten-online, ku morën pjesë vetëm lexueset femra, futbollisti me të cilin më me dëshirë do të shkonin në shtrat është Xherdan Shaqiri. Në këtë mënyrë, lojtari edhe zyrtarisht më i mirë i Zvicrës, fiton edhe një epitet, atë të futbollistit më “sexy” të këtij vendi.

17 për qind e lexueseve të anketuara nga 20 Minuten Online se me cilin futbollist do të shkonin në shtrat, e bënë të qartë se këtë do ta bënin më me dëshire me Shaqirin. Xherdani, sipas tyre, është i suksesshëm, me trup të ndërtuar mirë, modest dhe “me këmbë në tokë”. Edhe jashtë fushës ai tërheq shikimet e botës femërore, duke i kushtuar shumë rëndësi pamjes së jashtme.

I dyti pas Shaqirit është Valentin Stocker me 12 % ndërsa Daniel de Ridder, ka dalë i treti në sondazhin për seksipilitet. Pas të treve vijnë Scott Sutter, Daniel Gygax dhe David Degen