Futboll
Shaqiri kundër ish-skuadrës ku fitoi Ligën e Kampionëve
Liverpool e pret Bayernin në Angli, ku Shaqiri do të jetë përballë ish-skuadrës së tij
Sonte do të jetë një ndeshje e bukur në Ligën e Kampionëve dhe me shumë emocione.
Liverpool-Bayern është sfida e shumëpritur dhe Lyon-Barcelona, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja e parë është e rëndësishme edhe për yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili më parë ka qenë pjesë e Bayernit.
“Isha shumë i lumtur me shortin në Ligën e Kampionëve pasi doja me të vërtetë të luaja kundër Bayernit, kundër shokëve të vjetër edhe ekipit tim të vjetër”, është shprehur Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit.
Ylli shqiptar nuk e harron ish-skuadrën e tij gjermane. “Për mua ishte një kohë fantastike në Munih, ku kam fituar shumë tituj me Bayernin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve. Ishte skuadra më e mirë në historinë e Bayernit”, theksoi Shaqiri.
“Do të jenë dy ndeshje spektakolare, pasi të dyja skuadrat luajnë një futboll sulmues dhe pritet spektakël.
Tani si klub kemi më shumë përvojë dhe synojmë çerekfinale fillimisht pastaj të shkojmë më larg se vitin e kaluar”, përfundoi Shaqiri.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














