E-Diaspora
Shaqiri i nderuar me dekorimin e Jahjagës
Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri nëpërmes një letre, falënderon Presidentet Atifete Jahjaga, por njëkohësisht kërkon që Kosova të bëjë më shumë për sportistit e saj
Futbollisti më i trofeshëm kosovar, ylli i Bayern Munichut dhe i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga për dekoratën që i ka dhënë “Ambasador Nderi i Kosovës”, për afirmimin e Republikës së Kosovës në botë.
Shaqiri nëpërmes një letre falënderon Presidentet kosovare, por njëkohësisht kërkon që Republika e Kosovës të bëjë më shumë për sportistit e saj.
“Kosova si vend relativisht i vogël dhe shtet i ri, është me fat që nga gjiri i sajë po nxjerrë talent të rrallë në shumë sporte me të cilët krenohet jo vetëm vendi dhe kombi ynë por edhe sportdashësit anë e kënd globit tone. Ata, tashmë po mahnitin botën me sukseset dhe talentin e tyre, duke u shndërruar kështu në idhuj jo vetëm në vendet ku e zhvillojnë karrierën e tyre sportive por edhe përtej tyre:, shkruan Shqairi në letrën drejtuar Jahjagës.
Sportistë të tillë, sipas tij, ka jashtëzakonisht shumë nëpër botë si në sportet individuale po ashtu edhe në ato ekipore, të cilët me punën, përkushtimin dhe talentin e tyre, siç thotë Shaqiri, po e nderojnë dhe afirmojnë si askush tjetër vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
“Jam i lumtur që edhe unë jam një pjesë e vogël e asaj armate të madhe të sporistëve tanë meritorë nëpër botë dhe kjo mirënjohje iu dedikohet të gjithë atyre vajzave dhe djemve shqiptarë anembanë botës të cilët, me vullnet dhe përkushtim, përmes sportit arrijnë që t’i afirmojnë potencialin dhe vlerat tona më të çmuara!”, citon Telegrafi letrën e “xhuxhi magjik”.
Prandaj, me rastin e pranimit të dekorate, ai falënderon presidenten për dekoratën, duke kërkuar më shumë përkushtim për sportin.
“Po e shfrytëzoj rastin që në emër të të dekoruareve dhe në emër të të gjithë sportistëve shqiptarë kudo që ndodhën ata ta falënderojmë nga zemra Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përmes saj edhe mbarë popullin dhe institucionet e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme për neve dhe kolegët e mi gjithandej…!”, thotë ai.
“Urojmë që Institucionet relevante në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë të bëjnë më shumë për sportin dhe sportistët në mënyrë që talentet e lindur sportivë ta gjejnë edhe rrugën e suksesit…!” shkruan “xhuxhi magjik”
Ndryshe, presidentja Atifete Jahjaga me rastin e aktiviteteve për shënimin e gjashtë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka dekoruar me titullin “Ambasador Nderi i Kosovës”, tre lojtarët e Kombëtares zvicerane të futbollit, Granit Xhaka, Valon Behrami e Xherdan Shaqiri. Me këtë titull, Jahjaga ka nderuar edhe futbollistin e Manchesterit, Adnan Januzaj.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











