Uncategorized
Shaqiri i lumtur se do të ketë kohë për familjen e tij
Ai është i lumtur që përfundoi sezoni dhe që tani do t’i përkushtohet familjes, kurse për pushime ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë
Fitorja ndaj Ishujve Faroe 2:0 ka shënuar edhe përfundimin e sezonit futbollistik për Xherdan Shaqiri, shkruan ‘Blick’.
Ai është i lumtur që përfundoi sezoni dhe që tani do t’i përkushtohet familjes, kurse për pushime ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë, përcjell albinfo.ch.
“Tre pikë, gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje eliminatore. Edhe pse nuk kemi shkëlqyer shumë, ia kemi arritur qëllimit tonë. Kështu që të gjithë janë të kënaqur”, thotë Shaqiri. Ai lavdëron edhe ekipin e Ishujve Faroe, që ka shënuar 20 gola në 25 ndeshje.
Ylli shqiptar është i kënaqur që përfundoi sezoni. “Jam i kënaqur që përfundoi. Në Angli luajmë edhe gjatë dimrit, kështu që i mirëpresim pushimet verore dhe diellin. Nuk kam vendosur se ku do të shkojë. Fillimisht do të kaloj kohën me familjen time në Zvicër dhe pastaj do të shohim. Do të jem larg futbollit, larg mediave. Dhe të shijoj sa më shumë kohën me familjen time, pasi kohët e fundit nuk kam pasur shumë kohë”, theksoi Shaqiri.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










